Brahim Hekuran Buzi nga Fieri, vrarë më 16 shkurt 1990 nga reparti 327 Pogradec.
Ishte vetëm 23 vjeç kur u arrestua më 8.8.1963. U ndalua në zonën “Gryka e Liqenit” në Pogradec, në orvatje për arratisje. Me vendimin nr. 31, datë 25.10.1963, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për tradhti ndaj atdheut dhe e dënoi me 15 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. U dënua edhe tre herë: në vitin 1967 kur vuante dënimin në repartin nr. 303 Elbasan dhe në vitin 1968 dhe në vitin 1977. Duke vuajtur dënimin u arrestua sërish në Spaç për agjitacion e propagandë. Me vendimin nr. 34, datë 23.6.1977, me 12 vjet e 10 muaj burgim. Në tetor 1989 ishte liruar nga burgimi. Zgjodhi 16 shkurtin 1990 për t’u arratisur në territorin që ruante posta kufitare e Gurasit.
Burimi: https://55news.al/dossier/item/207221-27-vjet-i-burgosur-vrare-ne-kufi-me-16-shkurt-1990