Info Panel

Sokol Hado, vrarë në kufi në Dibër me 25 shkurt 1990

Sokol Hado (1964) nga Cërriku, vrarë më 25 shkurt 1990 nga reparti 293 Dibër.

Kufoma u gjet më 18 maj 1990. Tre shokë nga Cërriku, Sokol Hado, Federik Haruni dhe Enver Malko u orvatën të arratiseshin nga Shqipëria në shkurt 1990.  “Më datën 26.2.1990 Frederik Jaho Haruni, 25 vjeç, banues në Cërrik u vra dhe Enver Malko Malko 25 vjeç, banues në Cërrik, u kap. Sipas pohimeve të tij, bashkë me ta ka qenë edhe Sokol Enver Hado, 25 vjeç, i cili është ndarë prej tyre, por është gjetur rreth 20 metra larg nga vija e kufirit. Janë marrë masa për bllokimin e kufirit”. Rreth 2 kilometra larg vijës së kufirit u gjet kufoma e Sokol Enver Hados, 26 vjeç nga Cërriku.

Burimi: https://kujto.al/vrasja-ne-kufi-e-sokol-hado-dhe-frederik-haruni-me-26-shkurt-1990/ 

  2025  /  Publikime, Vrasjet në kufi  /  Last Updated Janar 11, 2025 by isp  /