Info Panel

Tendenca e arratisjes 1988, të rinj nën 30 vjeç

Këto probleme, si dhe fakti që rreth 40 për qind e personave të ditur për tendencë arratisjeje janë kontingjente të policisë dhe rreth 45 për qind të pazënë në punë, kryesisht të moshave deri në 30 vjeç, kërkojnë një zbërthim dhe analizë më të thellë nga ana ime. Prandaj nga unë kërkohet të organizoj më mirë punën, që ato të kapen, të ndiqen e të ezaurohen me ndjenjë më të fortë përgjegjësie, me një punë më të kualifikuar sigurimi, sipas specifikës së çdo personi, duke luftuar shabllonizmin, duke forcuar kontrollin e llogarisë për detyrat që ka secili. Gjithashtu kërkohet një bashkërendim i planifikuar dhe më konkret ndërmjet sektorëve dhe organeve të tjera, për të përballuar intensifikimin e tendencës për arratisje, për ta zbuluar e parandaluar atë në thellësi dhe me përparësi, frymëzuesit dhe nxitësit e saj.

 

Raportim i Agron Tafa (AQSH. F.14APOU, V.1988, D.14. Procesverbal i mbajtur në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të Partisë, 1.2.1988, f.26).

  2025  /  Vrasjet në kufi  /  Last Updated Shkurt 15, 2025 by isp  /