Info Panel

Shtator 1990, vasja e një vajze në postën kufitare të Zogaj, Shkoder

Rreth orës 12.30 të datës 11.9.1990 në postën kufitare të Zogajt në rrethin e Shkodrës, një grup prej 16 personash nga Shkodra i kryesuar nga ish-nënoficeri Aleksandër Gruda, sulmuan në befasi motoskafin kur ky ndodhej në Shirokë. Pasi zunë në befasi rojen, i marrin armën.

Një ushtar lajmëron në Shirokë për sulmin ndaj motoskafit. Mjetet e atyshme vihen në ndjekje duke qëlluar drejt motoskafit. Nga qitja e armëve vritet vajza e Aleksandrit, Anisa, duke u bërë më e vogla e vrarë në kufi në vitin 1990. Trupi i saj mbërriti pa jetë buzë kufirit dhe u varros në Tuz. Së bashku me grupin e 16 personave, kaluan kufirin edhe nënoficeri Abdyl Halaj, ushtarët Fatos Shameti nga Vlora dhe Gjovalin Gjininga Puka (të cilët u kthyen më 18.9.1990).

U morën në ndjekje penale ish-komandanti i motoskafit Rasim Beqiri, komandanti i anijes Baki Huti, nënoficer Abdyl Halaj dhe iu dhanë gjyqit për shpërdorim detyre. Në analizën e datës 21.9.1990 të sektorit të Sigurimit në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër, ndër të tjera thuhej: “Elementi armik mundi të grabisë anijen dhe motoskafin, sepse u cenua rëndë gatishmëria luftarake. Këtë e konfirmoi fakti që nga 12 veta (kuadër dhe ushtar), vetëm 3 ushtarë dhe një nënoficer kanë qenë në anije, pra 33% e efektivit. Ish-komandanti i anijes Beqir Huti, largohet nga anija në orën 10.00 pa lejen e komandës së batalionit, nënoficer Rasim Beqiri (komandant i motoskafit), duke qenë me shërbim, largohet nga vendi i shërbimit dhe shkon në Shirokë, 3 marinarë largohen nga anija e motoskafit për në Shkodër. Kështu u shkel rëndë disiplina dhe gatishmëria luftarake. Këtë shkelje e shfrytëzoi armiku i klasës, i cili kishte studiuar kohë më parë dhe veproi kundër nesh duke na gjetur bosh, në gjumë e të papërgatitur”.

(Marre nga https://kujto.al/1990-vrasja-e-4-vjecares-ne-kufi/)

  2025  /  Publikime, Vrasjet në kufi  /  Last Updated Janar 8, 2025 by isp  /