Info Panel

RELIGJIONI

Komunizmi e shihte fenë si pengesën më të madhe për ndërrimin e rendit të ri komunist pasi “parimet e faljes, dashurisë universale, mëshirës i mosrezistencës së krishterë ndaj të keqes bien drejtpërdrejtë në kundërshtim me parimin e luftës së klasave që konsiderohet si zemra e sistemit totalitar, motori i funksionimit të institucioneve të tij”.

Masat e para kundër fesë. Ekzekutime të klerit dhe mbyllje të institucioneve fetare që në 1944.

Gjyqet masive popullore që zhvilloheshin në vitet 1945-47 kundër drejtuesve të lartë të klerit në Shqipëri, ishin dëshmi e gjallë e kundërvënies së regjimit komunist kundër tyre. Organet e sigurimit të shtetit komunist, me dëshirë ose jo, merrnin dëshmi, të cilat “vërtetonin’’ veprimtarinë armiqësore të klerit fetarnën akuzat e “agjent i Vatikanit” dhe “bashkëpunëtor me okupatorin”. Në këtë periudhë, filloi mbyllja e gjithë shkollave dhe instituteve fetare.

Propaganda anti-fetare në Shqipërinë komuniste

Me anë të propagandës antifetare në shtypin e shkruar, pushteti komunist përgatiti njeriun e ri komunist antifetar. Ideologjia fetare zëvendësohet me ideologji komuniste. Propaganda dhe ideologjia totalitare në shtypin e shkruar komunist përdorën forma dhe mjete të funksionimit, shpërndarjes dhe “ungjillizimit” të besimeve fetare e kulturave popullore me qëllim rrënjosjen e thellë të idealeve dhe direktivave komuniste.  Vënia dorë në mënyrë barbare mbi ndërtesat dhe kultet e shenjta fetare, rrënimi i tyre që nga themelet bëri që zyrtarisht rreth 3 milion shqiptarë të deklarohen ateistë nga ana e shtetit të tyre.

Revolucioni anti fetar i Durrësit

Në po vitin 1967, me iniciativën e rinisë së Shkollës së Mesme “Naim Frashëri” Durrës, filloi një “epokë e re” e ndryshimeve rrënjësore dhe lufta kundër shfaqjeve të huaja dhe fetare mori një tjetër dimension. Iniciativën kuptimboshe të organizatës së rinisë komuniste të shkollës “N.Frashëri”, e pasuan dhe nxënësit e shkollës “29 Nëntori” dhe më pas në aksion u hodh gjithë klasa punonjëse e rrethit të Durrësit.Në letrën drejtuar institucioneve partiake dhe qeverisjes së asaj kohe, organizata e rinisë së Shkollës së Mesme “N. Frashëri”, kërkonte që: ‘’tashmë kishte ardhur koha kur priftërinjtë dhe hoxhallarët duhet ta fitojnë vet bukën e gojës dhe jo të shfrytëzojnë djersën e fshatarësisë”.

Nga kryqi dhe gjysmë hëna në drapër dhe cekan

Nga ana e organeve të pushtetit popullor u porositën institucionet shtetërore të shërbimit si Shtypshkronja, Ndërmarrja Komunale dhe Post Telegraf Telefona të bëjnë kujdes që, gjatë prodhimit të dokumenteve prej tyre të mos përdoren më shenjat apo simbolet e ndryshme fetare si kryqi, gjysmëhëna dhe të hiqen fjalët zotni dhe zonjë, e në vend të tyre të përdoreshin fjalët shok dhe shoqe dhe vetëm simbolet e komunizmit.

Objektet e kultit u shembën ose u kthyen në stallat e bagëtive. Ikonat u zvendësuan nga fotografitë e udhëheqësve komunistë.

Pothuajse të gjitha institucionet fetare u “rehabilituan” dhe u kthyen “në shërbim të popullit”. Shumë prej këtyre institucioneve u prishën deri në gurin e fundit të themeleve. Madje një pjesë e atyre që qëndruan në këmbë, u përdhosën duke u vënë në shërbim të ish-kooperativave bujqësore apo të ndërmarrjeve shtetërore duke shërbyer më pas si depo e magazina për grumbullimin e drithërave dhe si stalla për ruajtjen e bagëtive etj.

Me shumë ndryshime arkitekturore, shkatërrimit total i shpëtuan disa xhami dhe Manastiri i Shën Vlashit në fshatin Vrinë. Edhe kjo godinë ashtu si dhe të tjerat u vu “në dispozicion të popullit” për të ushtruar aty aktivitete sociale dhe kulturore. Afresket dhe pikturat murale u zhdukën nga muret e ndërtesave të kishave. Vendin e tyre tashmë e zinin fotografitë e udhëheqësve kryesorë të regjimit komunist.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri

 2169 institucione fetare u mbyllën nga keto-

           740  xhami,

           608  kisha ortodokse,

           157  kisha katolike dhe

           530  tyrbe dhe teqe.

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /