Në 50 vjet diktaturë komuniste, shqiptarët kanë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146 vite internim. Të burgosurit politikë ishin “Skllevërit e shtetit” të cilët detyroheshin të punonin pa pagesë në vendet më të vështira dhe në kushtet më të rënda.Ditkatura shfrytëzoi këta individë për të plotësuar planet e saj 5-vjecare që prej ardhjes në pushtet e deri në vitet 90’. Përvec punës së detyruar ata u torturuan, keqtrajtuan dhe shumë prej tyre u sëmurën dhe humben jetën.
Veprat e ndërtuara prej të burgosurve politike me anë të punës së detyruar për 50 vjet renditen si me poshte:
1945: Përfundimi i stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë
1945: Krijimi i fermës së Kamzës
1945-52: Tharja e kënetës së Maliqit
1946: Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit
1946-52: Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)
1949-51: Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës
1950: Ndërtimi i trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan
1950-52: Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës
1950: Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan
1950-53: Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës
1952-55: Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë
1952-54: Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë
1963-67: Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë
1955-56: Tharja e kënetës së Tërbufit
1955-57: Aeroporti i Rinasit
1955-56: Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër
1956-59: Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës
1959-61: Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor, Tiranë
1960: Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”
1960-63: Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë
1960-63: Bonifikimi i fushës së Thumanës
1960-63: Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë
1960-63: Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë
1963-65: Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë
1963-65: Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rrubik
1963-67: Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit.
1965-66: Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë
1966-68: Fabrika e Çimentos në Elbasan
1967-90: Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç
1967-70: Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës
1967-91: Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës
1967-90: Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës
1966-91: Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës
1967- 71: Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës
1971-84: Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh
1977-87: Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë
1982-90: Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës