Pëllumb Nikoll Pëllumbi (1973), nga Shkodra, vrarë më 14 qershor 1990.
Vrarë nga reparti 299 Shkodër. Më 14.6.1990 kanë tentuar për të kaluar kuftrin në Pikën Kufitare Hot në Shkodër Marjan Zef Ndoja i dt. 1973 dhe Pellumb Nikoll Pellumbi i dt. 1973, të dy banues në Shkodër. Hetuesia e rrethit filloi cështjen penale për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet anës kanalit për të dalë, atje ndodhej njëri prej ushtarëve të postës që ishte vënë në kërkim, i cili qëlloi në drejtim të Pellumbit duke e vrarë në vend. Brenda orës u kap i gjallë edhe Marjan Ndoja, i cili është i arrestuar.
Burimi: Vrasjet në kufi në vitin 1990, ISKK