“Shqipëria e vogël kishte në periudhën e diktaturës 23 burgje dhe 48 kampe internimi. ”Gjatë sistemit komunist u burgosën dhe u pushkatuan nëpër burgje gjithsej 6535 viktima.
Shqipëria burg filloi që me shkresën urgjente të vitit 1944 në ditën e Çlirimit të Tiranës ku diktatori Enver Hoxha urdhëronte me një mesazh urgjent: “ Të organizohen burgjet dhe fushat e përqëndrimit. Dhe të burgosen të gjithë ata elementë të akuzuar me faje të mëdha, me tradhëti të naltë dhe bashkëpunim të haptë me okupatorin dhe gjithashtu me kriminelët e dorës së parë. Të gjithë robërit të mblidhen në kampin e përqendrimit…”
Më pas u ngrit një sistem i tërë burgjesh, si në: Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan, Durrës,Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi.
Në Shqipërinë e diktaturës socialiste shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim, pra më shumë se 10 mijëvjeçarë dënim. Ndërsa pavijoni burg i Psikiatrisë në qytetin e Elbasanit trajtonte si pacientë kundërshtarët e diktaturës. Në këtë pavjon kryhej “Terapia e shuarjes së kujtesës, depersonalizimi dhe humbja e ndjenjës së realitetit për veten”. Për gratë e dënuara ishin ndërtuar këto burgje: Aneksi i burgut te vjetër të Tiranës, Kampi i grave në Valias, Burgu i Artizanatit në Tiranë, i Kuçovës, Kosovës (Elbasan), Sharrës.
Ja pasqyra e saktë e genocidit komunist:
1. Të pushkatuar: 5548 Nga këto: 91 gra
2. Të burgosur: 14563 Nga këto: 445 gra
3. Të vdekur në burg: 987 Nga këto: 7 gra
4. Të futur në Psikiatri: 308 Nga këto: 35 gra
5. Të internuar e dëbuar: 21401 Nga këto: 9322 gra