Info Panel

Konispol 1989, arratisje dhe mesazhi i Alisë: situata nuk është qetësuar

Shumë bukur ia hodhi komandës së postës kufitare shoferi që u arratis nga Konispoli. I tha që “m’u prish makina e nuk kam ku të shkoj”. Dhe ajo e lejoi të flinte në postë, duke shkelur rregulloren. Nga kjo ju nxorët mësime dhe nuk lejoni më njeri të flejë në postën kufitare të Konispolit. Po kjo nuk ishte vetëm për postën e Konispolit, ishte dhe për Shkodrën. Mbi gjysma e të arratisurve kanë ikur nga Shkodra, nga Shiroka, Zogaj, Hoti, por as Komiteti i Partisë i Rrethit të Shkodrës, as Dega e Punëve të Brendshme e as komanda e forcave të kufirit nuk i kanë rënë akoma në të që në zonën kufitare të Shkodrës ka kanale të organizuara që i nxjerrin njerëzit matanë kufirit. Kujtoni që, megjithëse u dërgua një motoskaf në liqenin e Shkodrës, u sigurua kufiri. Por mos mendoni që tani janë bërë problem arratisjet nga Shkodra. Gjendja nga Korça, nga Gjirokastra është qetësuar. Kjo është gabim.

Ramiz Alia: AQSH. F.14APOU, V.1988, D.14. Procesverbal i mbajtur në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të Partisë, 1.2.1988, f.39.

  2025  /  Vrasjet në kufi  /  Last Updated Shkurt 15, 2025 by isp  /