Info Panel

ISP – Mbi viktimat e kufirit gjatë viteve 1988-1991

Fokusimi te memoria historike si pjesë e të sotmes, kujtesa si nderim e reflektim, trajtimi profesional dhe në institucione si përgjegjësi shtetërore, janë nevoja, sfida dhe kritere për drejtësi, paqe sociale, integrim euroatlantik, demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës.

Pas majit 1990 “arratisja” u ndryshua në “kalim i paligjshëm kufiri”, me dënim maksimal 5 vjet, por në kundërshtim edhe me ligjet e kohës vijuan vrasjet/ekzekutimet në zona kufitare. Numri i viktimave në kufi në Shqipëri është i madh në proporcion me vendet e tjera ish-
komuniste.

Nga verifikimet e rasteve të vrasjeve në kufi ’90 rezulton se:

 Udhëheqja e shtetit komunist lejoi dhe nxiti vrasjet në kufij;
 Kodi i ri Penal (1990) nuk u plotësua me aktet nënligjore;
 Forcat e kufirit nuk u udhëzuan për ndryshim qëndrimi/praktike;
 Vrasjet në kufi nuk u hetuan, realizuesit e tyre u shpërblyen;
 Publiku dhe media nuk u informuan për asnjë prej rasteve.

ISP po zbaton projektin “Mbi viktimat e kufirit: Informim e sensibilizim për viktimat e vrasjeve dhe zhdukjeve gjatë arratisjeve në kufij gjatë viteve 1988-1991”, i cili po mundësohet nga International Commission on Missing Persons (ICMP), përmes grantit të financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e ISP-së.

 

  2025  /  Top Menu, Vrasjet në kufi  /  Last Updated Mars 23, 2025 by isp  /