Info Panel

Ish kreu i Hetuesisë: Viti 1990 është më i përgjakshmi në historinë e arratisjeve nga kufiri

Arratisja ka qenë një nga mënyrat kryesore për të shpëtuar nga ndjekja dhe dënimet politike në kohën e socializmit diktatorial. Kodi Penal, neni 47, germa “gj”, e kishte normuar këtë vepër të arratisjes jashtë shtetit, si: “tradhti ndaj atdheut”, me dënime deri me vdekje. Në shtetet e tjera të Evropës Lindore, me sistemin socialist si në Shqipëri, kjo vepër parashikohej si tradhti dhe dënohej me masa të lehta burgimi, ose me gjobë. Sistemi politik i Diktaturës së Proletariatit, që veproi afro 45 vjet në Shqipëri, kishte Kodin Penal, me 12 vepra penale me dënime me vdekje. Ky ishte një nga kodet më të egra në botë.

Viti 1990 është më i përgjakshmi në historinë e arratisjeve nga kufiri. Nga 640 persona të vrarë gjatë 45 vjetëve, vetëm në vitin 1990, janë vrarë 93 persona, nga të cilët në tentativë arratisje, 33 veta para datës 8 maj dhe 60 të tjerë, në tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror. Kanë ndodhur 6 herë më shumë vrasje, se në çdo vit tjetër, megjithëse u ndryshua neni 47 i Kodit Penal dhe u hoq arratisja, duke u parashikuar si “kalim i paligjshëm i kufirit” në nenin 127.Në hetimin, gjykimin dhe dënimi e personaliteteve më të rëndësishme të shtetit të diktaturës së proletariatit, në vitin 1993, çuditërisht nuk është hetuar dhe nuk është kërkuar fajësi për vrasjet në kufi. Në historinë e shtetit shqiptar, arratisjet mbeten një krim i rëndë i padënuar i shtetit të diktaturës.

 

Koment i ish Kryetarit te Hetuesise, Qemal Lame

https://www.panorama.com.al/ekskluzive-ngjarja-e-1987-es-qe-tronditi-diktaturen-ish-kryehetuesi-si-u-arratisen-dy-familje-nga-vermoshi-porosia-e-ramizit/

  2025  /  Vrasjet në kufi  /  Last Updated Shkurt 10, 2025 by isp  /