Info Panel

Frederik Haruni, vrarë më 25 shkurt 1990 në kufi në Dibër

Frederik Haruni (1968) nga Cërriku, vrarë më 25 shkurt 1990 nga reparti 293 Dibër.

Tre shokë nga Cërriku, Sokol Hado, Federik Haruni dhe Enver Malko u orvatën të arratiseshin nga Shqipëria në shkurt 1990. Më datën 26.2 1990 në vendin Laku i Mavrovës, sektori i pikës kufitare Vrejtë Dibër, njësiti kufitar ra në përpjekje me dy shkelës kufiri: Frederik Jaho Haruni, 25 vjeç, i cili u vra dhe Enver Malko Malko 25 vjeç, i cili u kap, bashkë me ta ka qenë edhe Sokol Enver Hado, vjeç 25, i cili është ndarë prej tyre në vendin e quajtur Shëllnës. Kufoma e Sokol Hados u gjet më vonë. Sipas komunikatës së MPB-së nr. 117 datë 19.5.1990, më datën 18.5.1990, në sektorin e postës së kufirit Vrejtë, rreth 2 kilometra larg vijës së kufirit.

  2025  /  Publikime, Vrasjet në kufi  /  Last Updated Janar 11, 2025 by isp  /