Info Panel

DBP, raport për vrasjen në kufi në muajin maj 1990

Mbi kapjen dhe asgjësimin e disa shkelësave, të cilët tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme në sektorin e Repartit 210 Librazhd, gjatë muajit maj 1990.

Komitetit të Partisë Rrethit

(Sekretarit të Parë sh. Zenel Hysa)

Librazhd

Për dijeni Komitetit Qendror të PPSH-së

(Sektorit për Organet e P.Brendshme)

Tiranë

Veprimet e efektivit të postës kufitare:

Në orën 03.32 jepet sinjal në aparaturë në sektorin ku kaluan shkelësit e mësipërm. Komandanti i pikës, Arben Duka, mbasi njoftohet nga posta kufitare Rrajcë për sinjalin e dhënë me shpejtësi merr masa për bllokimin e vijës së kufirit dhe në të njëjtën kohë nis grupin për verifikimin e sinjalit të shkaktuar. Në të njëjtën kohë që grupi i verifikimit konkludoi për kalesë të pengesës nga më shumë se 3-4 persona njoftoi komandën e postës dhe pikës dhe vihet në ndjekje të shkelësve. Nga ana tjetër, njësitet bllokuese bien në përpjekje me shkelësat. Në afërsinë 5-6 metra u bëjnë ndalje dhe u kërkojnë që ata të dorëzohen. Kujtim Xheja, i cili udhëhiqte grupin në këtë veprimtari, thirrjes së ushtarëve për ndalje dhe dorëzim ju përgjigj me fjalë fyese, kërkoi të hapet kufiri dhe tentoi të ikë me forcë e vrap në drejtim të vijës së kufirit, në këtë kohë njësiti hapi zjarr ku dhe e asgjësoi atë.

Sekretari i Komitetit Partisë DPB

Xhevit Kullolli

  2025  /  Publikime, Vrasjet në kufi  /  Last Updated Janar 8, 2025 by isp  /