“Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare.
Si përfundim u vranë:
Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç
U arrestua A.Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve.
Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.
Burimi: Kastriot Dervishi, https://www.balkanweb.com/pamjet-e-renda-vrasja-e-djemve-korcare-e-kolonjare-ne-kufi-cfare-ndodhi-ne-vitin-90-foto/#gsc.tab=0