Info Panel

VETEIZOLIMI

Diktatura komuniste e izoloi Shqipërinë nga bota me tela me gjemba, me ushtarë dhe qen kufiri duke dashur të fshehë të vërtetën mbi shtypjen, mbi burgosjet politike, dhe që bota të besonte se Shqipëria ishte një demokraci dhe se shqiptarët jetonin nën regjimin komunist të lumtur, me të drejta dhe liri të garantuara. Prandaj u bllokua levizja e njerëzve, madje deri valët televizive për të ngritur murin e madh të izolimit, që bota të mos mësonte e k  uptonte të vërtetën për shqiptarët, por as shqiptarët të mos mësonin e kuptonin të vërtetën për botën.   

Arratisjet dhe vrasjet në kufi

Që në 1945 Shqipëria komuniste mbylli të gjitha kufijtë me fqinjët, mbas vitit 1948 mbyllja u bë edhe më hermetike, ndërsa në 1950 kufiri ishte praktikisht i pakalueshëm.Tentativa e arratisjes konsiderohej tradhëti ndaj atdheut dhe dënohej nga 10-25 vjet burg. Kishte raste që shndërrohej edhe në dënim me vdekje. Familjet e atyre që arratiseshin apo tentonin të arratiseshin internoheshin në kampet e internimit.Në 45 vitet e komunizmit pati gjithsej 9600 tentativa arratisje, mbi 8000 vetë arritën të kalojnë kufirin, afro 6000 vetë konsiderohen të vrarë në tentativë për të ikur dhe të varrosur në vendin e ekzekutimit, ndërsa 3200 të tjerë u kapën dhe u dënuan me brug.

Politika e jashtme

Në periudhën 1944-1948 Shqipëria kishte lidhje të ngushta me Jugosllavinë e cila kishte ndihmuar në krijimin e partisë komuniste në Shqipëri.Pas prishjes së Titos me Stalinin, shqipëria u bë aleat i ngushtë me BRSS.Mirpo mosmiratimi nga Shqipëria i procesit të destalizimit dhe afrimit sovjeto-jugosllav coin ë 1961 në prishjen mes Tiranës dhe Moskës. Më pas u prishën edhe marrdhëniet e vetme ndërkombëtare, ato me Kinën, duke mos marrë pjesë edhe në organizma të tjerë ndërkombëtare.Kështu politikat e jashtme të Shqipërisë zhvilloheshin mbi principe ideologjike dhe jo mbi bazën e interesave kombëtare.Vetëizolimi total i Shqipërisë arriti kulmin në vitin 1970 ku partia komuniste për të siguruar mbarëvajtjen e revolucionit të saj, e izoloi plotësisht vendin.Kudo në kufirin e Shqipërisë egzistonin zona të ndaluara të cilat ruheshin nga ushtria dhe ishin të rrethuara me tela me gjemba dhe me korent..

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /