Info Panel

TORTURAT

Tortura siaps Konventës së OKB-së : “Torturë quhet çdo veprim, me anën e te cilit një personi i janë shkaktuar me dashje dhimbje ose vuajte te renda fizike ose mendore, me synimin për te marre informata ose pohime, për ta ndëshkuar për një veprim qe ai ka kryer ose dyshohet e ka kryer, për te frikësuar ose për te bere presion, ose për çdo motiv tjetër”.

Diktaturat komuniste përdorën tortura nga me te llahtarshmet, te nxjerra nga arkivat e inkuizicionit, te vendeve te lashta aziatike dhe Bizantit grek.

Tortura ndalohej me ligj por ushtrohej që në momentin e arrestimit:

Ne Shqipërinë “socialiste”, për demagogji thuhej, qe ushtrimi i torturës ne hetuesi dhe ne burg ndalohej me ligj. Kjo ishte një hipokrizi cinike, qe përdorej për konsum propagandistik. Ne realitet, tortura përdorej kudo, ne qelitë e hetuesisë dhe ne vendet e vuajtjes se dënimit.Qysh ne momentin e arrestimit, i ndaluari i nënshtrohej torturës. Ne shumicën e rasteve, te arrestuarit i vendosej një thes i zi ne koke dhe duart i lidheshin nga mbrapa, te shtrënguara ne maksimum.

 

Nga dëshmitë e ish të burgosurve politike, të punonjsve të sigurimit të shtetit apo anëtarëve të mbetur të trupave gjykues kemi renditur më poshtë format e torturave çnjerëzore të ushtruara në burgjet e komunizmit:

1. Jeleku i torturës.
2. Dëmtimi i organeve gjenitale.
3. Kamxhiku e druri.
4. Lenia pa buke, pa ujë, pa gjumë ne këmbë për dite te tera.
5. Përdorimi i korrentit elektrik, deri ne humbjen e ndjenjave.
6. Varje ne qafe te zinxhirëve me peshe te rende.
7. Varje prej krahësh, te lidhur mbrapa ne një dritare ose ne çengel ne lartësi te tilla qe vetëm gishtërinjtë e këmbeve te preknin token.
8. Mbushja e gojës me kripe.
9. Dërgimi gjoja për pushkatim, zbrazje armesh dhe ngritja ne trekëmbëshin e varjes.
10. Futje me koke poshtë ne fuçi me ujë.
11. Djegie e mishit me cigare, ose me hekur te skuqur.
12. Hedhja e alkoolit ne duar apo ne flokë dhe ndezja e tij.
13. Thyerje kockash dhe shkulje e mishit me dare.
14. Dhënie gjelle te kripur dhe me pas lenia pa ujë.
15. Futje ne ujë te ftohte e te dënuarit dhe lenia lagur e tij ne dimër.
16. Pakësim gradual i ushqimit, për te shkaktar vdekjen pas një kohe te caktuar.
17. Përdorimi i lendeve kimike për ngacmim, apo dëmtimin e sistemit nervor.
18. Helmeta te posaçme ne koke, qe i burgosuri te mos vetëvritej.
19. Lidhja me pranga duar e këmbë, për një kohe te pacaktuar.
20. Përdorimi i zgjojeve te bletës ndaj te burgosurve te zhveshur.

21.Tortura e izolimit pa afat. Ajo ka shkaktuar shkatërrimin fizik te ndaluarit, qorrimin, deri ne humbjen e te folurit.
22.Dollapi dhe arkivoli i hekurt.
23. Futja deri ne fyt ne gropën e fekaleve (kjo torture është përdorur ne kampet e bonifikimit).
24. Lidhja ne shtylla betoni ne vende te ekspozuara ne diell, deri ne vdekje.
25. Tortura me shtrëngimin e prangave gjermane, qe ka shkaktuar paralizën e duarve.
26. Përdhunimi i pjesëtareve te familjes ne sytë e te ndaluarit.
27. Kafshimi me qen kufiri ndaj atyre qe tentonin te arratiseshin (kjo torture behej ne postat kufitare)
28. Krevati i hekurt (te burgosurin e shtrinin lakuriq mbi krevatin e hekurt, qe e nxehnin gradualisht)
29. Futja e maces ne tumanet e grave dhe ngacmimi me shkop për t’i dëmtuar organet gjenitale dhe pjesët e tjera te trupit.
30. Fryrja me pompe nëpërmjet anusit.
31. Tortura dentare (thyerje dhe heqje dhembesh e dhëmballësh pa mpirje).
32. Hedhja ne trupin e zhveshur te vajit te djegur.
34. Vendosja e vezëve te ziera nen sqetulla.
35. Heqja e thonjve me pinca.
36. Thyerje arrash, ne kokën e viktimës.
37. çarje e mishit me thike dhe mbushje me kripe.
38. Ecja zbathur mbi prushin e ndezur.
39. Futje neper vena me anën e injeksionit, e cila shkaktonte tek viktima sëmundjen e hembolise, qe i shkaktonte te arrestuarit dhimbje te padurueshme deri ne vdekje.
40. Ngacmimi i plagëve te shkaktuara nga plumbat, me shufrën e hekurt te pushkës (përdorej nga forcat e ndjekjes ndaj te arratisurve te plagosur ne përpjekje).

 

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /