Info Panel

STALINIZMI NE SHQIPERI

Josef Stalin lindi me 18 Dhjetor 1878 në Gori të Gjeorgjisë ishte udhëheq dhe burështetas suprem i Bashkimt Sovjetik.Stalin njihej si njeri kontravers a i deklarohej para popullit si udheheqs i pa gabushem dhe gjenial por në fakt ai ishte një kriminel i shum i rezikshëm.

Stalinizmi i referohet ideologjisë që Joseph Stalin konceptuar dhe zbatuar në Bashkimin Sovjetik, dhe në përgjithësi konsiderohet si një degë e ideologjisë marksiste-leniniste, e cila konsistonte në: industrializimit të shpejtë dhe urbanizimi i shpejtë, një shtet të centralizuar,kolektivizimi i bujqësisë. Stalinizmi ishte rrymë që në bazë të dhunës shtetërore pastroi shoqërinë e bourgesi kulakët dhe  “armiqtë e klasës”.

Si e kopjoi Enveri Stalinin ?!

Në Sjellje: Enver Hoxha shfaqte një adhurim aq të papërmbajtshëm për Stalinin,sa iu bënte përshtypje edhe vetë sovjetikëve.Enver Hoxha nisi ta kopjontë idhullin e tij absolut në veshje, në argëtim, në paraqitje në gjeste dhe lëvizje, madje dhe në karizmë, ashtu natyrshëm sic bijtë kopjojnë etërit e tyre.

Ndërtimi i shtetit: Paralelisht Enveri kopjoi edhe mënyrën e të funksionuarit të shtetit të Stalinit, diktaturën e proletariatit mbi pakicën e përmbysur. Kontrollin e popullit përmes policisë politike, eleminimin e pretendentëve realë apo hipotetikë që mund ti merrnin pushtetin deri tek kolektivizimi I bujqësisë dhe industrisë.Iniciativat revolucinare, aksionet vullnetare dhe puna e të rinjve apo sjellja në Shqipëri e teknologjisë sovjetike ndezi motorët e stalinizimit të të gjithë jetës së vendit.

Propaganda: Stalini shpenzonte miliona rubla për falsifikimin e imazhit duke mbuluar të vërtetën dhe duke thënë një realitet fantastic të sajuar të socializmit në BRSS.Edhe propaganda e Enver Hoxhës nuk mbetej asnjë hap mbrapa, në Shqpërinë socialiste trumbetohej një jetë e lumtur e banorëve, banesa të reja dhe kushte ideale jetese.Mjeriu I ri shkon në punë I ngopur me bukë dhe i lumtur.

Heronjtë e punës: Gjithashtu duke marrë shembull levizjen stahanoviste ( i dedikohej nje heroi pune në BRSS në nxjerrjen e qymyrit i cili tejkalonte planet e punës) shteti socialist filloi të konvertojë në heronj disa nga punëtorët e dalluar duke I propoganduar si shembuj që duhet të ndiqeshin pas nga e gjithë shoqëria. Fabrikimi i njeriut të ri socialist në Shqipëri në vitet 50-60 të mahnit në ngjashmëri me njeriun që socialist që kishte fabrikuar shteti sovjetik vite më parë, kjo sepse Enver Hoxha nisi të kopjojë cdo detaj të banorëve të ish republikave te BRSS.

Eleminimi i bashkëpunëtorëve: Eshtë moment kur Enver Hoxha përputhet me Stalinin në mënyrën më perfekte.Ngjashëmria e rasteve madje edhe e detajeve dhe tekstet e letrave që të ndëshkuarit nënshkruanin përpara pushkatimit ishin pothuasje identike.Të dy nuk kishin madje mëshirë as për njerëzit e gjakut të tij, Stalini refuzoi të shkëmbente djaline vet që Hilteri kishte marrë peng me gjeneralet gjermane.Enver Hoxha arrestoi dhe pushkatoi burrin e motrës pa e rvarë mendjen.Madje dhe spastrimi në foto I bashkëpuntorëve ishte po njëlloj.

Kopja deri ne vdekje: Njerëzit qanë në vitin 1953 kur vdiq Stalini duke përmendur se vdiq komandanti i gjithë njerëzimit dhe duke menduar se tashmë i kishte ardhur fundi botës, kështu qanë edhe shqiptarët kur Enver Hoxha vdiq “ Po tani c’do të bëhet me ne” !!!!

Monumenti i Stalinit në Tiranë: Më 8 Nëntor 1951 Enver Hoxha inaguri në qendër të Tiranës monumentin e Josif Stalinit, datë e cila përkonte me 10 vjetorin e krijimit të partisë komuniste. Enver Hoxha deklaroi në fjalimin e tij “Rroftë sa mallet Josif Stalin, miku më i dashur dhe më i shtrenjtë i popullit shqiptar”. Pavarësisht se Shqipëria vinte nga një e kaluar me shumë heronj që sakrifikuan jetën për vendin, në qëndrën e Tiranës nuk kishte vend për asnjërin sepse vendin e tyre e zuri kryetari i një shteti mijra km larg Shqipërisë.

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /