Info Panel

REVOLTAT

Revolta e Spaçit nisi më 21 maj 1973 si një kundërshtim i thjeshtë i rregullave, dhe kjo ishte vetëm një shkas për kundërshtim të thellë e kuptimplotë të regjimit nga kundërshtarët e regjimit me parrullat “Ja vdekje ja liri!”, “Rroftë Shqipëria e lirë!”, “Ju jeni katila!”, “Populli është me ne!”, “Rroftë Europa e lirë!”, që vazhduan për mbi 3 ditë në taracën e burgut nga 100 të burgosur.Ata u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët.

Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës se rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, me gjithë dhunën dhe presionin e diktaturës edhe pasi kishin kaluar shumë vite nën sistemin komunist.

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë, të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak. 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.

Katër të pushkatuarit ishin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai.

Revolta e Qafe Barit, 20 maj1984 në Burgun e Qafë Barit (ndodhej rreth 18 km qytetit të Pukës i ndërtuar midis grykave të maleve).Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë që ishin dënuar mbi 25 vite burg. Këta të burgosur punonin nëpër galeritë e minierës me tre turne, shfrytëzoheshin barbarisht nga drejtuesit e burgut pa pikë mëshire.

Pas shumë vitesh torturash çnjerëzore të dënuarit shpërthyen në revolta më 20 maj 1984. Fatkeqësisht kjo revoltë përfundojë në tragjedi njerëzore. Ishte mëngjes, të burgosurit u grupuan në shesh duke mos pranuar të shkonin në punë pa u plotësuar kërkesat e tyre. Më tej në kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori! Rroftë vendi i demokracisë, rroftë Amerika! Poshtë diktatori! Çfar’ kemi bërë, përse na trajtoni kaq çnjerëzisht, përse?! Kush jemi ne? Jemi shqiptarë, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktatorin! Duam lirinë, duam demokracinë perëndimore!

I gjithë kampi u rrethua me forca ushtarake të ardhura dhe nga Tirana. Snajperët zunë pozicionet kryesore.Qindra forca të armatosura, morrën urdhërin për të qëlluar mbi të burgosurit.

Sheshi filloj të skuqej nga gjaku i të vrarëve. Të plagosur hiqeshin zvarre. Britma nga të katër anët, “Mos, mos qëlloni, vëllezër jemi, shqiptarë! Sjemi sllave, mos! O zot, çfarë kemi bërë! Mos qëlloni, jemi të pa mbrojtur! Mos, mos!” Por thirrjet e tyre pak nga pak po i mbulonin breshëritë e pa fundme të të gjithë armëve të krimineleve, që gëzoheshin me viktimat e pafajshme.

Sokol Sokolin, heroin e revoltës e tërhoqën zvarrë në mes të kampit, e shtrinë mbi një dru dhe e këputen në mes. Një vdekje e tmerrshme në sytë e të gjithëve. Tom Ndoin dhe Nue Pishën i pushkatuan, duke ju treguar shokëve të tyre se i njëjti fat i priste.Të gjithë të dënuarit i lanë të lidhur, pa rroba dhe me orë të tëra jashtë dhe i ridënuan.

Edhe pse vuajtën shumë njerëzit e burgut të Qaf Barit dhe Spaçit nuk e dhanë veten, por mbijetuan.Këta njerëz të pathyeshëm, heronj të demokracisë përsëri do gjenin mënyra për ta shprehur urrejtjen për diktaturën dhe njerëzit e saj.

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /