Info Panel

ARTISTE (Të dënuar & internuar)

  Diktatura dënoi artin si kundërshtar politik !

Në Shqipërinë e diktaturës nuk u dënuan vetëm kundërshtarë politikë apo tradhëtarë lufte por u dënuan edhe shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh,  ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figure letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh (rasti i Gjergj Fishtës).Librat e dënuar nxirreshin nga qarkullimi për arsye ideologjike dhe çoheshin në fabrika për t’u ricikluar në letër.

Teatri u kthye në gjyq. Përpara universiteteve, u hapën burgje.

Menjëherë sa erdhën në pushtet fitimtarët, pas 1944, teatrot dhe kinematë ekzistuese i shndërruan në salla gjyqesh. Në skenën e Teatrit Kombëtar u vendos trupi gjykues, jo me aktorë, por me komisarë dhe komandantë të luftës.Ndërkohë qindra burgje u ndërtuan në të gjithë vendin megjithse ende nuk kishim asnjë unvierstitet. Përballë trupit gjykues qëndronin intelektualë, deputetë, gazetarë e shkrimtarë. Ndërsa në altoparlantët jashtë në rrugë dëgjohej gjyqi si gjëmim, formë e re kërcënimi.

Diktatura prodhoi shkrimtarët propogandistikë

Ndërkohë diktatura kultivonte shkrimtarët dhe artistët e vet dhe i mirëmbante ata ashtu si sigurimin e shtetit, fabrikat apo fermat. Dhuna në diktaturë nuk ushtrohej vetëm me policë por edhe me intelektualë, propagandist apo shkrimtarë, veprat e të cilëve I shërbenin ideokracisë dhe sistemit totalitar. Ata përbënin atë që u quajt letërsia e realizmit socialist, një letërsi propogandistike plot me lajka për sistemin duke u shndëruar edhe këta sic përmend poeti V.Zhiti “në viktima fatlume të sistemit”.

Artistët e dhunuar nga diktatura

Shpirti i revoltës për poetët e vrarë ka qënë i madh:Trifon Xhagjika, një djalë i ri pasi recitoi në gjyqin e tij “Atdheu është lakuriq”, në fjalën e tij të fundit kërkoi, si artilier që ishte, një top, që t’i binte Komitetit Qendror. Poeti Vilson Blloshmi edhe para pushkatimit refuzoi kërkesën për t’u bërë bashkëpunëtor, më mirë baltë, u tha, se sa me ju.Ndërsa i varuri Havzi Nelaj, shkroi në burg poezi për Helsinkin dhe të drejta e njeriut, kur jashtë burgut nuk i dinin çfarë ishin ato.

Poetit të madh shqiptar, Gjergj Fishta, i propozuar për cmimin “Nobel” ja prishën varrin dhe do ja hodhën eshtrat në lumin Drin sepse nga të qënurit prift antibolshevik dhe nacionalist, s’meritonte të ishte as i vdekur.Autori i romanit të parë shqiptar, Dom Ndoc Nikaj u fut në burg në moshën 82 vjeçare si kundërshtar i regjimit dhe vdiq po në burg pas 5 vjetësh. Dhe tragjediani Ethem Haxhiademin e helmojnë një javë para lirimit, ndërsa dramturgu Krist Maloku vdiq në burg.Librit të parë me kritika, e coin ë burg themeluesin e tregimit modern shqiptar, Mitrush Kuteli.Edhe gruan e parë shkrimtare, Musine Kokalari, e lauruar në Romë, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë komuniste, themeluese e nje partie demokratike, e burgosën, më pas e internuan, punoi si punëtore në ndërtim dhe vdiq e vetmuar, ndërsa kamioni i llaçit, pa funeral, e hodhi në gropën e hapur për të.

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /