Info Panel

GRA (Të dënuara & internuara)

    A dënoheshin gratë ?

Shteti shqiptar komunist nuk dënoi vetëm burrat, por edhe gratë madje edhe fëmijët u rritën në kampe internimi si të dënuar përt ë vuajtur.  Dhjetëra gra janë arrestuar vitet e komunizmit për akuza, si tentativë arratisjeje, agjentacion e propagandë si dhe armiq të popullit.

Cilat femra ishin “Armiq te Kombit” ?

U dënuan femra të shkolluara që përfaqësonin opozitën.

Musine Kokalari. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta.

Musineja shkruan: “Komunistët më varrosën për së gjalli… nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje?…. Unë s’jam fajtore…”

Dënoheshin vajza që nuk pranonin idetë komuniste dhe ateizmin, dënoheshin mësuese, gjimnaziste dhe pedagoge për agjitacion dhe propagandë.

Sabiha Kasimati është njëra prej grave të pushkatuara në Institutin e Natyrës në Tiranë. Dr. Sabiha Kasimati ishte emëruar shefe e sektorit të zoologjisë. Gjatë dhjetë viteve kërkimesh, ajo arriti të evidentonte të gjithë faunën ujore shqiptare,duke përgatitur monografinë voluminoze «Peshqit e Shqipërisë» të cilën s’mundi ta botojë. Dalja hapur para disa vitesh ku Sabihaja akuzoi Enver Hoxhën, diktator nuk ishte harruar lehtë. Ajo arrestohet më 22 shkurt 1951, midis 81 intelektualëve antikomuniste për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike dhe pa gjyq, katër ditë më vonë, pushkatohet.

Ajo është e vetmja grua mes 22 të dënuarve me pushkatim për këtë akuzë.

Gratë viktimë e fatit të burrave!

Ndërsa mijëra gra të tjera janë persekutuar se kanë pasur burrin në burg politik, ose kanë vuajtur kampeve të internimit. Në gjyqin e Kënetës së Maliqit ngarjes tragjike të pushkatimit të 16 anëtarëve të grupit sabotator i shtohet një nënë shtatzënë gruaja e inxhinier Vasil Mano, Zyraka Mano ekonomiste, që diktatura e pushkatoi me foshnjën në bark.

Së fundmi partia shtet dënoi dhe femra të kastës komuniste, familjarët e tyre u cilësuan revizionistë. Vajza që ishin rritur dhe në bllokun e udhëheqësve provuan internime, dënime, ndarje nga burrat dhe rritën foshnjet në internim.

Nën terrorin komunist në Shqipëri

91      gra janë pushkatuar ,

445   janë burgosur 

7         kanë vdekur në burg 

35     kanë shkuar në psikiatri

9322  internuar  nga i gjithë vendi.

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Shtator 10, 2014 by migen qiraxhi  /