Info Panel

DIKTATORI & BIJTE E TIJ

 Enver Hoxha ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij.

Eleminimet ishin thelbi i filozofisë së Partisë Komuniste.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella. Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Mehmet Shehu: “Kryetar i Këshillit të Ministrave”  Versioni zyrtar i kohes tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981, por vdekja e tij mbetet gjithmonë një mister.

Kadri Hazbiu: “Ministër i Brendshëm dhe i Ministër i Mbrojtjes” Më 13 tetor 1982 Plenumi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë e përjashton dhe nga partia, arrestohet më15 tetor 1982, ndërsa më 10 shtator 1983 pushkatohet.

Beqir Balluku: “Anëtar i Byrosë Politike dhe në vitin 1952 ministër i Mbrojtjes Popullore” Në korrik të vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisë puçiste ushtarake nga diktatori shqiptar Enver Hoxha. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 5 nëntor 1975 për tradhti të lartë ndaj atdheut. Eshtrat ju gjetën në verën e vitit 2001.

Koçi Xoxe: “Ministër i Brendshëm” Më 28 nëntor 1948, ai arrestohet me akuzën si agjent i jugosllavëve. Ai nuk e pranon kurrë akuzën dhe gjykata më pas e dënon me vdekje,pushkatohet më 12 qershor 1949.

Bari Omari: Edhe kunati i Enver Hoxhës dhe një figurë e njohur nacionaliste u dënua mevdekje 13 Prill 1945 nga gjyqi special i udhëhequr nga Koci Xoxe. Ndërsa Bedri Spahiuprokurori i çështjes do të përfundonte edhe vetë në burg për 30 vjet me rradhë.

Themeluesit e Partisë Komuniste

Kur Enver Hoxha shkroi kujtimet e tij mbi themelimin e partisë asnjë nga themeluesit e saj nuk ishte gjallë, Qemal Stafa dhe Vasil Shanto ishin vrarë në luftë, Anastas Lulo u pushkatua me urdhër të Enver Hoxhës, po ashtu si Koçi Xoxe, ndërsa Koço Tashko, Sotir Ujkani, Kristo Themelko, Ukë Jakova kishin vdekur në burg ose ishin internuar si armiq të partisë që kishin themeluar vetë.

Gjergj Kokoshi, ish ministër i arsimit në qeverinë e parë pas lufte u arrestua dhe vdiq në burg për shkak se foli në parlament.Të njëjtin fat pati edhe minsitri tjetër i arsimit, Sejfulla Malishova i titulluar si teoricioeni më i mirë i komunizmit në vend.Ai e kritikoi Enver hoxhën për luftën e klasave dhe prishjen e marrdhënieve me amerikanët por në 1946 u shkarkua, u internua në Fier dhe punoi atje deri në fund të jetë së tij.Ndërsa Admiral Teme Sejko, u arrestua si agjent i ameriaknëve dhe u dënua me vdekje.

  2014  /  Uncategorized  /  Last Updated Nëntor 30, 2014 by admin  /